Policia për 24 orë shqiptoi rreth 1900 gjoba në trafik

Policia e Kosovës ka shqiptuar 1896 gjoba për kundërvajtësit e trafikut brenda 24 orëve të fundit.

Në raport thuhet se gjatë 24-orëve të fundit në Kosovë kanë ndodhur 39 aksidente, ku 17 prej tyre janë me lëndime.

Kurse gjatë të njëjtës kohë janë arrestuar 15 persona, 12 të tjerë janë dërguar në mbajtje, dhe 1 person në ndalim policor. /21Media

Back to top button