Policia për plagosjen e dy personave në veri: U gjetën 31 gëzhoja të armës

Policia ka dhënë detaje të reja për plagosjen e dy personave në orët e para të së shtunës në veri të Mitrovicës.

Në raportin e saj 24-orësh, Policia ka njoftuar se si prova materiale në vend të ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar 31 gëzhoja të armës së zjarrit.

Rasti ka ndodhur të shtunën rreth orës 02:00 në rrugën “Qika Jovina”, ndërsa të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetë.

I dyshuari gjendet në arrati.

Ndërsa, rasti është në hetime./21Media

Back to top button