Policia për zjarrin në një qendër tregtare në Prishtinë: Nuk ka të lënduar

Një parking të një qendre tregtare në Prishtinë, në orët e para të së shtunës e ka kapluar zjarri.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, i cili ka thënë se nuk ka persona të lënduar.

Ai shtoi se zjarri është lokalizuar nga zjarrfikësit.

“Rreth orës 01:00, është raportuar për një zjarr aktiv në parkingjet e një objekti në rrugën Agron Rrahmani në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe zjarrfikësit, të cilët kanë lokalizuar zjarrin. Nga informatat fillestare nuk raportohet për persona të lënduar. Aktualisht po vijon puna hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, ka thënë Pllana./21Media

Back to top button