Policia po e heton rastin e personit që u nxor i vdekur nga bunari në Pejë

Policia e Kosovës ka njoftuar se po e heton rastin e vdekjes se personit, i cili të dielën, u nxor i vdekur nga një pusetë në Lybeniq të Pejës.

Sipas raportit 24-orësh të policisë thuhet se me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

“Pejë / 28.09.2025 – 14:26. Është raportuar se viktima mashkull kosovar kishte rënë në një pusetë.  Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse dhe pas disa orësh kanë arritur ta nxjerrin viktimën i cili ishte pa shenja jete. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për Obduksion”, thuhet në raport.

Në përpjekjet për ta nxjerrë personin nga gropa e bunarit përveç policisë dhe zjarrfikësve dje ka bërë edhe një njësit i Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Kurse në konfirmimin fillestar për këtë rast zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi për portalin rtv21.tv tha se personi ka rënë gjersa kanë qenë duke u zhvilluar punimet për hapjen e bunarit, në afërsi të varrezave të fshatit. /21Media

Back to top button