Policia po heton dy raste të vdekjeve në Kosovë

Dy burra janë gjetur të vdekur brenda 24 orëve të fundit në Kosovë.

Një burrë ka njoftuar policinë se ka gjetur të vdekur një burrë tjetër, familjar në pyll, të shtunën në Batllavë.

Ndërsa burri tjetër është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij, në Suharekë.

Policia ka bërë të ditur se njësit relevante kanë dal në vendin e ngjarjes ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimave.

Me vendim të prokurorit trupat e pa jetë janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.

Policia rastet i ka cilësuar “Hetim i vdekjes”, dhe janë në procedura hetimore.

Back to top button