Policia po heton tri raste të vdekjes në Kosovë

Policia e Kosovës ka raportuar për tri raste të vdekjes brenda 24 orëve të fundit në Kosovë.

Në raportin 24 orësh thuhet se një rast ka ndodhur në Fushë Kosovë, një në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” dhe një në Prizren.

Në Fushë Kosovë është raportuar nga familjarët se një grua është gjetur pa shenja jete në banesën e saj.

Në Aeroportin ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” është raportuar se një grua ka vdekur derisa ishte duke fluturuar nga  Zvicëra, dhe nga mjeku kujdestar është konstatuar vdekja e viktimës.

Ndërsa, në Prizren raportohet se nga familjarët është gjetur i vdekur një burrë.

Me vendim të prokurorit trupat e pa jetë të viktimave janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Familjare (IML) për obduksion.

Policia rastet i ka cilësuar “Hetim i vdekjes” dhe janë duke u hetuar./21Media

Back to top button