Policia po heton vdekjen 56-vjeçarit nga rrethina e Lipjanit
Është duke hetuar rasti i vdekjes së një 56 vjeçari nga rrethina e Lipjanit.
Policisë së Kosovës ka njoftuar sot kanë pranuar informatën, për një rast të vdekjes së dyshimtë të ndodhur në QKUK në Prishtinë. Bëhet fjalë për personin: M.G, 56 vjeç nga rrethina e Lipjanit.
“Me të marrë informatën policia ka filluar menjëherë me ndërmarrjen e veprimeve hetimore me synim sqarimin e rrethanave të rastit. Megjithë dyshimet e ngritura, policia me kujdes të shtuar po heton rastin dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore në koordinim me prokurorin e shtetit që do t’i kontribuonin hetimit të ngjarjes”, bëhet e ditur në njoftimin e Policisë.
Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në institutin e mjekësisë ligjore për obduksion./21Media