Policia po heton zhdukjen e dy vajzave në Prishtinë e Podujevë

Gjatë orëve të fundit në Prishtinë e Podujevë janë raportuar dy vajza të zhdukura. Sipas raportit ditor të Policisë së Kosovës, thuhet se dy rastet janë duke u hetuar.
Në Prishtinë, një nënë ka raportuar se vajza e saj e mitur është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj.
“Ankuesja f/k ka raportuar se vajza e saj e mitur është larguar nga shtëpia dhe ende nuk dihet gjë për vendndodhjen e saj. Rasti është duke u hetuar”.
Kurse në Podujevë, një burrë ka raportuar se vajza e tij është larguar nga shtëpia më 10 dhjetor dhe nuk është kthyer më. Sipas tij, nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj.
“Më 12.12.2025 ankuesi m/k ka raportuar se vajza e tij është larguar nga shtëpia dhe ende nuk dihet gjë per vendndodhjen e saj. Rasti është duke u hetuar”./21Media