Policia po zhvillon operacion antidrogë
Policia e Kosovës sot është duke zhvilluar një operacion kundër trafikimit dhe shpërndarjes së substancave narkotike.
Lajmin për rtv21.tv e ka konfirmuar Baki Kelani, zëdhënës i Policisë së Kosovës.
“Policia e Kosovës, në vazhdën e parandalimit dhe luftimit të veprave penale në përgjithësi e në veçanti ndaj narkotikëve, është duke zhvilluar një operacion policor. Për detaje dhe informacione shtesë lidhur me këtë operacion policor i cili është duke u zhvilluar në bashkëpunim dhe koordinim me prokurorinë kompetente, do të njoftoheni pas përfundimit të operacionit policor”, ka thënë Kelani./21Media