Për zgjedhjet e parakohshme janë angazhuar 100 prokurorë kujdestar

Për zgjedhjet e parakohshme janë angazhuar 100 prokurorë kujdestar

Policia e Kosovës, Prokuroria e shtetit dhe Komisioni Qendror zgjedhor kanë mbajtur një takim me qëllim të koordinimit dhe bashkëpunimit të veprimeve, ku është shpalosur programi orientues për policinë e Kosovës, për zgjedhjet e parakohshme të 11 qershorit.

Koordinatorja nacionale për zgjedhjet e parakohshme, Laura Pula tha ata janë të angazhuar për mbrojtjen e votës së qytetarit dhe tha se me qëllim të ngritjes së nivelit të bashkëpunimit dhe  koordinimit të vazhdueshëm, Prokuroria e shtetit ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi me KQZ, Policinë e Kosovës, Panelin zgjedhor për ankesa dhe parashtresa dhe Këshillin Gjyqësor të Kosovës. Ndërsa tha se për këto zgjedhje janë angazhuar 100 prokurorë kujdestar, me qëllim që të sigurojnë efikasitet dhe mbrojtje të votës së qytetarit.

Në anën tjetër, kryeshefi ekzekutiv i sekretariatit të KQZ-së,  Enis Halimi,  i cili foli lidhur me përgatitjen që ky institucion po bënë për  këto zgjedhje tha se  një koordinim mes institucioneve relevante, do  të rezultojë i suksesshëm.

Ndërkaq, zëvendës drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Naim Rexha tha se Policia e Kosovës do të bëjë ç’është e mundur për zbatimin e Kushtetutës dhe ligjeve që të mundësojë qytetarëve ta shfrytëzojnë të drejtën për shprehje të lirë. Ndërsa tha se Policia e Kosovës, duhet të shpalosë profesionizëm të lartë dhe neutralitet në këtë proces./21Media