Policia: Rasti i raportuar si rrëmbim në Fushë Kosovë ishte kallëzim i rremë

Rasti që ishte denoncuar si rrëmbim i një vajze të mitur më 21 maj në rrugën “Pajazit Islami” në Fushë Kosovë ka rezultuar të jetë i pavërtetë.
Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policsë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
Sipas Borovcit, pas hetimeve të thelluara në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit, është konfirmuar se kemi të bëjmë me një kallëzim të rremë.
Policia vazhdon hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat dhe për të përcaktuar përgjegjësitë ligjore që dalin nga ky rast.
”Si rezultat i hetimeve intensive, veprimeve të koordinuara policore, analizave të detajuara, si dhe verifikimeve të kryera, është arritur të konfirmohet se nuk ka pasur asnjë rrëmbim të vërtetë, por kemi të bëjmë me një kallëzim të rremë. Policia në bashkëpunim të plotë me prokurorin e shtetit, është duke vazhduar ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore me qëllim të zbardhjes së plotë të rrethanave dhe përgjegjësive ligjore që dalin nga ky rast”, tha Borovci./21Media