Policia: Segmenti te fshati Sojevë i mbyllur, të shfrytëzohen rrugët Ferizaj- Mirosal – Gjilan dhe anasjelltas

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, ka thënë për portalin rtv21.tv se segmenti në fshatin Sojevë në aksin rrugor Ferizaj Gjilan, është i mbyllur për qarkullim. Kurse në rrugët tjera në rajonin e Ferizajt janë të kalueshme.
Ai i rekomandoi shoferët që shfrytëzojnë rrugën alternative: Ferizaj – Mirosal – Gjilan dhe anasjelltas.
“Përjashtim bën aksi rrugor Ferizaj–Gjilan, në segmentin tek fshati Sojev, i cili për shkak të grumbullimit të ujit në rrugë mbetet i mbyllur për qarkullim. Të gjitha automjetet që udhëtojnë në këtë drejtim udhëzohen të shfrytëzojnë rrugën alternative: Ferizaj – Mirosal – Gjilan dhe anasjelltas.”
Veseli në fund ka bërë apel për kujdes në komunikacion.
“Rrugët nëpër fshatra janë të kalueshme, megjithatë rekomandohet kujdes i shtuar gjatë qarkullimit, për shkak të sasisë më të madhe të borës dhe kushteve të vështirësuara atmosferike. U bëjmë thirrje qytetarëve që të respektojnë sinjalizimin rrugor dhe të përshtatin shpejtësinë e lëvizjes me kushtet aktuale të rrugës.”