Policia sekuestron armë nga shtëpia e një 20 vjeçari
Policia e Kosovës mbrëmë ka gjetur armë në shtëpinë e një 20 vjeçari në fshatin Kqiq të Mitrovicës.
“Urdhër kontrolli është realizuar në një shtëpi dhe objekte përcjellëse në fshatin Kqiq të Mitrovicës, me ç’ rast në shtëpinë e të dyshuarit A. Sh., 20 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, është gjetur dhe është sekuestruar një armë e gjatë AK 47 dhe 14 fishek”, ka njoftuar policia, duke shtuar se kanë realizuar urdhër kontrollin të lëshuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë.
Tutje policia ka njoftuar se arma dhe municioni i sekuestruar, do të procedohen si dëshmi në rrjedhën e mëtejme hetimore. Ndaj të dyshuarit është iniciuar rast për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës”.
Ndërsa pas intervistimit, me urdhër të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt./21Media