Policia sekuestron drogë dhe mbi 10 mijë euro

Policia e Kosovës sot rreth orës 10:50, ka realizuar një kontroll në tri shtëpi banimi në Pejë.
Gjatë realizimit të operacioni të kontrollit nga antidroga e Policisë në shtëpinë e të dyshuarit B.L në cilësi të provave materiale ka gjetur dhe sekuestruar substancë të dyshuar narkotike në formë pluhuri ngjyrë të bardhë e dyshuar për Kokainë, e mbështjellë në 163 qese të vogla të tejdukshme, të cilat pasi janë peshuar ka rezultuar se pesha e tyre është rreth 55.1 gram.
Policia njofton se qeset ishin të gatshme për shitje, dhe ishin të fshehura në dy shishe plastike njëra me mbishkrimin “Cink” dhe tjetra “Orbit White”.
Janë sekuestruar 10,670 euro, dy telefona mobil Iphone; njëri Iphone 13 Pro Max dhe tjetri Iphone 8.
I dyshuari gjithashtu ka shfrytëzuar edhe dy shtëpi tjera për veprimtarinë e shitjes dhe fshehjes së substancave narkotikeve.
Personi i dyshuar i lartcekur me iniciale është arrestuar dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorisë për krime të rënda në Pejë, i caktohet masa e ndalimit prej 48 orësh, për procedura të mëtejme.
Policia ka njoftuar se sot ka realizuar edhe një operacion në Prishtinë të koduar me emrin “Porosia”, ku janë arrestuar në flagrancë dy persona të dyshuar duke kryer shitblerjen e një sasie të substancës së dyshuar narkotike, si kokainë.

Në vazhdën e realizimit të këtij operacioni në shtëpinë e të dyshuarit në Stanovc të Vushtrisë është kryer një bastisje/kontroll dhe si prova materiale janë gjetur rreth 200 gram substancë e dyshuar narkotike-kokainë, një pushkë e gjatë dhe dy dokumente të një shteti të huaj me identitet të të dyshuarit.
Policia e Kosovës me njësitet kompetente të saj mbetet e përkushtuar në parandalimin dhe luftimin e të gjitha veprave kriminale, përderisa luftë e pa kompromis po zhvillon dhe do të zhvilloj ndaj abuzuesve dhe kontarbanduesve me substanca narkotike./21Media
Back to top button