Policia serbe arreston një 77 vjeçar nga Kosova, nën dyshimin për “krime lufte” në Podujevë

Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë (MUP) ka njoftuar se ka arrestuar një shtetas të Kosovës me inicialet H.H. (77) në pikën kufitare Merdare, nën dyshimin për krime lufte kundër popullatës civile serbe.

Sipas njoftimit zyrtar të MUP-it, i dyshuari akuzohet se në qershor të vitit 1999, në qytetin e Podujevës, në bashkëpunim me disa pjesëtarë e UÇK-së, ka kryer vrasjen me armë zjarri të një civili serb.

“Personi i arrestuar dyshohet për krime lufte kundër popullatës civile dhe ndaj tij është caktuar masa e ndalimit deri në 48 orë,” thuhet në njoftimin e Ministrisë serbe.

Portali rtv21.tv ka kontaktuar me Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës dhe është në pritje te një përgjigje zyrtare.

Back to top button