Policia shqiptare u del në ndihmë shtetasve të bllokuar gjermanë në Vlorë

Policia e Shtetit u ka dalë në ndihmë dy shtetasve gjermanë të bllokuar me një velierë në grykëderdhjen e lumit Seman të Vlorës.
Njësia e Patrullës Detare me mjet lundrues ka mundësuar transportimin e sigurt të dy shtetasve drejt bregut.
Nga verifikimet rezultoi se veliera e dy shtetasve gjermanë ishte nisur nga Korfuzi i Greqisë dhe për shkak të kushteve të terrenit, prej mbrëmjes së djeshme kishte mbetur e bllokuar në zonë.
Të dy shtetasit ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore dhe do të asistohen nga Kapiteneria e Portit Vlorë për veprime të mëtejshme.