Policia shqiptoi 648 gjoba për mosrespektimin e masave COVID-19

 

Policia e Kosovës po vazhdon që t’i gjobisë qytetarët, të cilët nuk po respektojnë masat antiCOVID-19 të vendosura nga institucionet shëndetësore e shtetërore për parandalimin e përhapjes së virusit korona.

Vetëm brenda 24 orëve të fundit, Policia e Kosovës ka gjobitur 648 qytetarë, të cilët nuk respektuan masat kundër COVID-19.

Ndërkohë që, numri i vdekjeve dhe rasteve të reja pozitive me COVID-19 në Kosovë kanë shënuar rënie.

Aktualisht në vend janë mbi 3 mijë e 600 raste aktive me Covid-19./21Media

Back to top button