Policia shqipton mbi 2 mijë e 100 gjoba trafiku brenda 24 orëve të fundit

Policia e Kosovës ka shqiptuar 2150 gjoba për kundërvajtësit e trafikut brenda 24 orëve të fundit.
Në 24 orët e fundit janë raportuar 46 aksidente trafiku me dëme materiale, 37 aksidente trafiku kanë përfunduar me të lënduar.
Policia e Kosovës ka arrestuar 16 persona teksa 7 janë dërguar në mbajtje, kurse 2 persona janë në vuajtje të dënimit.