Policia shqipton rreth 2 mijë e 300 gjoba trafiku, një aksident përfundon me fatalitet

Policia e Kosovës ka shqiptuar 2284 gjoba për kundërvajtësit e trafikut brenda 24 orëve të fundit.
Në 24 orët e fundit janë raportuar 85 aksidente trafiku me dëme materiale, 38 aksidente trafiku kanë përfunduar me të lënduar, kurse u regjistrua edhe një aksident me fatalitet, transmeton KosovaPress.
Policia e Kosovës ka arrestuar 31 persona teksa 14 janë dërguar në mbajtje, kurse dy persona janë në vuajtje të dënimit.