Policia shton kontrollin e mjeteve me dy rrota, ja sa gjoba u dhanë për tri ditë

Policia e Kosovës gjatë tre ka realizuar një operacion të gjerë kontrolli të mjeteve me dy rrota, në kuadër të planit ROADPOL 2025, një iniciativë e Rrjetit Evropian të Policive Rrugore për rritjen e sigurisë në trafikun rrugor.
Gjatë tre ditëve të këtij aksioni, njësitë e trafikut kanë vendosur 453 pika kontrolli në të gjitha rrugët e vendit, ku janë kontrolluar gjithsej 231 mjete me dy rrota. Nga këto kontrolle, policia ka shqiptuar 72 gjoba për parregullsi të ndryshme dhe ka konfiskuar 37 mjete që nuk i kanë përmbushur kushtet ligjore për qarkullim.
Sipas një njoftimit të Policisë, qëllimi kryesor i këtij operacioni ishte parandalimi i aksidenteve rrugore dhe rritja e sigurisë për të gjithë përdoruesit e rrugës, me fokus të veçantë në mjetet me dy rrota, që shpeshherë janë më të ekspozuar ndaj rreziqeve në trafik.
Policia e Kosovës bën apel te gjithë drejtuesit e mjeteve me dy rrota që të respektojnë rregullat e trafikut dhe të jenë të kujdesshëm për të shmangur incidentet e mundshme.