Policia sulmohet me mjete piroteknike pasi gjeti edhe 56 krerë dele

Policia e Kosovës, ka gjetur edhe 56 krerë dele gjatë patrullimit në magjistralen Mitrovicë-Jarinje, në fshatin Rudar të Zveçanit.
Gjatë procedurave të kontrollit ë kamionit, kanë ardhur disa automjete të dyshuara nga të cilat janë hedhur mjete piroteknike në afërsi të
njësisë policore.
”Policia ka vërejtur një kamion të cilin e ka ndaluar për kontroll. Kamioni drejtohej nga një mashkull kosovar, gjatë kontrollit të kamionit, janë gjetur 56 (pesëdhjetë e gjashtë) krerë dele. Drejtuesi i kamionit nuk posedonte asnjë dokument për origjinën ose prejardhjen e kafshëve”, bëhet e ditur në komunikatë.
Kamioni është shoqëruar në terminalin doganor në Mitrovicë Jugu për procedura të mëtejme.
Për rastin janë njoftuar njësitet policore nga rajoni i Mitrovicës Veri të cilët do të procedojnë me shikimin e vendngjarjes./21Media

Back to top button