Policia tregon se çfarë i konfiskoi mjekut të arrestuar për marrje ryshfeti

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur e mjekun e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës i cili u arrestuar nën dyshimin se ka marr ryshfet.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, nga ai janë konfiskuar një sasi e të hollave, një telefon si dhe disa pajisje mjekësore.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale marrje e ryshfetit. Nga i dyshuari në cilësi të provave janë sekuestruar një shume e te hollave, një telefon celular si dhe disa pajisje mjekësore. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë./21Media

Back to top button