Policia tregon si iku Milan Radojçiq

Të enjten në mbrëmje u raportua se Milan Radojçiq i është arratisur Policisë së Kosovës në pikën kufitare në Bërnjak.
Policia në raportin 24 orësh ka dhënë detaje lidhur me rastin.
“Një i dyshuar mashkull/Serb (në hyrje në Kosovë), gjersa zyrtarët policor ishin duke e verifikuar, i njëjti me veturë është larguar mbrapa në drejtim të Serbisë. Bazuar në verifikimin e kryer i dyshuari është i kërkuar në bazë të urdhër arrestit të lëshuar nga gjykata”, thuhet në raportin e Policisë.
Radojiçiq ishte shpallur në kërkim për rastin e vrasjes së Oliver Ivanoviqit. I njëjti pas një kohe ishte fshirë nga lista e kërkimit me vendim të prokurorit që po e hetonte çështjen.
Pas një kohe Prokuroria Speciale sërish e ka vendosur në listën e personave të kërkuar./21Media

Back to top button