Policia u dëmtua mbi 14 milionë euro për një vjet, sipas Haradinajt
Qeveria Kurti me mosmiratimin e Ligjit të Pagave u ka shkaktuar dëm të gjithë sektorëve në vend.
Kështu tha kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, njëherësh dhe deputet, Ramush Haradinaj.
Sipas kreu të AAK-së, Policia e Kosovës është dëmtuar mbi 14 milionë euro për një vjet.
“Dje sqaruam dëmin që iu bë personelit shëndetësor. Por, qeveria Kurti me mosmiratimin e Ligjit të Pagave u ka shkaktuar dëm të gjithë sektorëve në vend. Ata që janë përgjegjës për rendin dhe qetësinë e shtetit tonë, Policia e Kosovës është dëmtuar mbi 14 milionë euro për një vit. Përderisa kjo qeveri po mburret se janë rritur të hyrat buxhetore, përse po i varfëron policët tanë?”, shkroi Haradinaj në Facebook./21Media