Policia ukrainase evakuon 31 banorë të Lysychansk

Policia e Ukrainës ka marrë në siguri 31 banorë, përfshirë 13 fëmijë të qytetit lindor të Ukrainës, Lysychansk, në atë që zyrtari i lartë rajonal e përshkruan si një nga “evakuimet më të vështira” në ditët e fundit.
Kreu rajonal i Luhansk, Serhiy Haidai thotë se oficerët fillimisht u dërguan për të evakuuar shtatë persona, të cilët më parë kishin rënë dakord të largoheshin, por, pas “disa orësh bindje”, përfunduan duke marrë 31 banorë, shkruan BBC.
Haidai thotë gjithashtu se një automjet që dërgoi ndihma humanitare në Lysychansk u dëmtua për shkak të luftimeve në zonë.
Forcat ruse kanë avancuar ngadalë në qytetet binjake Lysychansk dhe Severodonetsk. Zyrtarët lokalë thonë se dy të tretat e Severodonetsk tani janë të rrethuar./21Media

Back to top button