Policisë së Kosovës i doli sërish punë me paratë

 

 

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar dy raste për falsifikim të parasë, ndërsa një rast tjetër për datë 19.10.2020.

Për këtë rastin e fundit, një arkëtare në një bankë ka raportuar se ka hasur në dy kartëmonedha 50 Euro, që dyshohet të jenë të falsifikuara. Monedhat e dyshuara janë konfiskuar, njoftoi Policia.

Dje në Prishtinë, janë raportuar 100 euro të falsifikuara, poashtu nga një punëtore e bankës. Edhe këto monedha janë konfiskuar.

Ndërsa në Pejë, një pronar i një biznesi në rrugën “Eliot Engel”, ka raportuar se ka hasur në një kartëmonedhë prej 50 euro, që dyshohet të jetë e falsifikuar. Monedha e dyshuar është konfiskuar./21Media 

Back to top button