Policit nuk i vazhdohet suspendimi për rastin në Ferizaj

Një 30-vjeçar të shtunën mbeti i vdekur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në Ferizaj. Ndërsa i dyshuari për vrasjen e 30-vjeçarit, u raportua se u plagos nga një polic me rroba civile i cili bashkë me disa kolegë rastësisht ishin në vendin e ngjarjes.
Fillimisht ishte vendosur të suspendohej zyrtari policor për 72 orë, por pas verifikimit të pamjeve filmike, Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka marrë vendim që të mos vazhdojë rekomandimin për vazhdimin e suspendimit.
Kryeshefi i IPK-së, Kushtrim Hodaj ka konfirmuar për portalin rtv21.tv se rasti do të vazhdojë të hetohet në procedurë të rregullt.
“Fillimisht ishte vlerësuar nga hetuesi që të suspendohet për 72 orë, deri në sqarim të rrethanave të rastit. Por pas verifikimit të pamjeve filmike, IPK ka vendosur qe mos te rekomandoj vazhdimin e suspendimit, ndërkaq rasti do të hetohet në procedurë të rregullt, sipas autorizimeve të Prokurorisë”, ka thënë ai./21Media

Back to top button