“Politikanët akuzojnë për vrasje, tek prokurori bëhen pula!

Sonte në emisionin Click u bisedua për rastin “Syri i Popullit”

Gazetari Kreshnik Gashi ka deklaruar se njerëzit nuk po ndihen llogaridhënës për fjalët që po i thonë.

Gashi ka deklaruar se politikanët po dalin e po bëjnë akuza të tilla duke tentuar të na japin prova që dikush e ka vrarë dikë tjetër, mirëpo kur shkojnë në zyrat e prokurorëve i ndërrojnë deklaratat, duke thënë se kemi deklaruar kështu në studio televizive mirëpo nuk i kemi provat, shkruan rtv21.tv.

“Kur të futen në deklarata nën betim, janë si pulat dhe nuk i dhojnë këto fakte të cilat i kanë, gjithmonë që ne kemi dëgju ose kemi ni dikun tjetër dhe nuk kemi prova”, ka përfunduar Gashi./21Media

Back to top button