Politikani ekstremist anglez me një postim për festën e shqiptarëve: Ndihmona Zot

28 nëntori, Dita e Flamurit është festë e madhe për shqiptarët kudo që ndodhen.
Edhe në Londër dje u shënuar 110-vjetori i shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.
Politikani ekstremist britanik, Nigel Farage, ka sulmuar sërish shqiptarët, duke shpërndarë një video në Twitter teksa ka treguar festimet mbrëmë në Londër.
Në videon e shpërndarë kanë qenë një numër i konsiderueshëm i shqiptarëve në Britani të cilët kanë qenë duke festuar 28 Nëntorit.
“Kjo ishte mbrëmë në Londër. Zoti na ndihmoftë”, ka shkruar Farage në Twitter. I njëjti politikan ka sulmuar shqiptarët javë më parë pas një proteste të organizuar në Londër.

Back to top button