Polonia ia siguron Kosovës 100 mijë vaksina Pfizer

Polonia do t’ia sigurojë Kosovës 100 mijë doza të vaksinës Pfizer.
Lajmin ia kumtuan sot presidentes Vjosa Osmani, autoritetet në Poloni.
Përmes një shkrimi në Twitter, Osmani tha se është falënderuese ndaj Polonisë dhe të gjithë aleatëve për ndihmën në këtë kohë të vështirë pandemie.
Shtetet e Bashkuara dje i kanë dhuruar 503 mijë e 100 doza shtesë të vaksinës Pfizer për Kosovën. Duke përfshirë pjesën e parë të 20 gushtit, SHBA ka dorëzuar mbi 538 mijë e 200 doza për Kosovën.
Ndryshe, Kosova po përballet me shifra të larta të të vdekurve dhe të infektuarve me COVID-19. Vetëm në 24 orët e fundit 28 persona kanë vdekur, ndërkaq janë regjistruar 489 raste me COVID-19./21Media
 
 
 

Back to top button