Polonia kërkon aktivizimin e Nenit 4 të traktatit të NATO-s

Tusk thotë se do të përdorë Nenin 4 të NATO-s, duke kërkuar një konsultim zyrtar brenda aleancës, një veprim i rënë dakord midis tij dhe presidentit, Karol Nawrocki.

Neni 4 i traktatit të NATO’s thotë:

“Palët do të konsultohen së bashku sa herë që, sipas mendimit të ndonjërës prej tyre, kërcënohet integriteti territorial, pavarësia politike ose siguria e ndonjërës prej Palëve.”

Sipas të dhënave të NATO-s, Neni 4 është përdorur vetëm shtatë herë që nga krijimi i NATO-s në vitin 1949 dhe herën e fundit në vitin 2022, menjëherë pas pushtimit të plotë rus të Ukrainës.

Por Tusk thotë se, ndërsa vlerëson të gjitha shprehjet e solidaritetit, “fjalët nuk janë të mjaftueshme” dhe Polonia do të kërkojë një mbështetje “shumë më të madhe” nga aleatët e NATO-s. /TheGuardian

Back to top button