Polonia njofton se do të dërgojë tanke Leopard në Ukrainë

Polonia do të dërgojë tanke luftarake Leopard në Ukrainë, tha presidenti polak, Andrzej Duda gjatë një takimi me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky në Lviv.
“Një kompani e tankeve Leopard për Ukrainën do të dorëzohet/jepet si pjesë e ndërtimit të një koalicioni ndërkombëtar”, tha Duda në një deklaratë në llogarinë e tij zyrtare në Twitter.
“Ky vendim është marrë tashmë në Poloni”, shtoi ai./21Media
Today in Lviv, together with Presidents @ZelenskyyUa and @GitanasNauseda, we are talking in the Lublin Triangle format about military support for Ukraine against Russian aggression and about Ukraine’s integration with the EU and NATO. 🇵🇱🤝🇺🇦🤝🇱🇹 pic.twitter.com/iYSWqEdYWL
— Andrzej Duda (@AndrzejDuda) January 11, 2023