Pompeo: Maduro është një tiran i sëmurë

“Do të vendosen sanksione më intensive

Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo vendimin e presidentit të Venezuelës për të ndaluar dërgimin e ndihmës humanitare në atë vend, e quajti një lëvizje “të një tirani të sëmurë”.

Pompeo tha për CNN se SHBA-ja do të ndërmarrë masa të mëtejshme për të ushtruar presion të mëtejshëm mbi Maduro, pasi disa njerëz u vranë në përleshjet me ushtrinë që dyshohet se po bllokon ndihmën humanitare për të arritur në vend.

“Do të vendosen sanksione më intensive, dhe mendoj se mund të ofrojmë edhe më shumë ndihmë humanitare. Do të gjejmë mënyra për të dërguar ushqim për njerëzit që kanë nevojë,” tha Pompeo.

Ai shtoi se nëse ushtria venezuelase, e cila mbështet Nicolas Maduro, fillon të mbrojë popullin, “do të ndodhnin gjëra të mira”, duke përfshirë ripërtëritjen e pasurisë së vendit.

“Unë jam i bindur se populli i Venezuelës do të sigurojë që ditët e Maduros të jenë të numëruara”, tha Pompeo.

Back to top button