Popoviq pasi mbajti fjalim kundër UÇK-së është ndaluar për 48 orë

Ndihmësdrejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Igor Popoviq, është ndaluar për 48 orë.
Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani.
“Mbrëmë e kemi ndalu në Pikën Kufitare në Bërnjak një person me dyshimin për nxitje të urrejtjes dhe i njëjti është intervistu në Drejtorin Rajonale në Mitrovica Veri. Pas intervistimit i njëjti me urdhër të Prokurorit të Prokurorisë Speciale është ndaluar për 48 orë dhe rasti hetohet nga Drejtoria kundër Krimeve të Rënda në Prishtinë”, ka thënë Elshani.
Igor Popoviq e kishte cilësuar UÇK-në si organizatë terroriste dhe krahasoi veprimet e saj me ato çka po ndodhin në Gazë, gjatë fjalimit të mbajtur në ceremoninë për përkujtimin e viktimave serbe në komunën e Rahovecit. /21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?