​Portieri i Genoas arrin për testet mjekësore te Interi

Josep Martinez është në prag të bashkimit me Interin, pasi sapo ka nisur testet e tij mjekësore me “Nerazzurrët”.

Portieri spanjoll, Martinez nisi testet e tij mjekësore me Interin në Milano sot pasdite, raporton KosovaPress.

Sipas “Sport Mediaset”, 26-vjeçari do të nënshkruajë një kontratë 1.5 milionë euro në vit deri në qershor të vitit 2029, duke përfunduar një transferim të përhershëm prej 13 milionë eurosh.

Martinez do të jetë portieri i dytë i Interit në sezonin 2024/25, por “Nerazzurrët” tashmë kanë planifikuar t’i japin atij një vend titullari nga sezoni 2025/26, kur Yann Sommer do të jetë pothuajse 37 vjeç.

Martinez mbajti tetë porta të paprekura në 36 paraqitje në Serie A me Genoan në sezonin 2023/2024.

Back to top button