Portugali-Francë, çerekfinalja tjetër e Euro 2024

(Lajm i përditësuar)

Portugali-Francë, çerekfinalja tjetër e Euro 2024

Portugalia do të luajë në çerekfinale të Kamiponatit Evropian të futbollit pasi e ka eliminuar Slloveninë pas ekzekutimit të penalltive me rezultat 3-0.

Përkundër një dominimi të lehtë të Potugalisë, rezultati pas 90 minutave të kohës së regullt ishte i barabartë, 0-0.

Gola nuk pati as në vazhdimet dy herë nga 15 minuta, edhe pse Cristiano Ronaldo pati mundësi ideale në minutën e 105’ kur dështoi të realizojë nga pika e bardhë.

Në çerekfinale Portugalia do të ballafaqohet me Francën.


Ronaldo dështon nga penallti, Oblak fantastik

Cristiano ka lëshuar një mundësi të artë për ta kaluar Portugalinë në epërsi kundër Sllovenisë duke dështuar të realizojë nga penalltia.


Në Frankfurt po luhet ndeshja mes Portugalisë dhe Sllovenisë.

Ashtu si pritej, Cristiano Ronaldo e udhëheq sulmin e Portugalisë në ndeshjen ndaj Sllovenisë.

Back to top button