Posta e Kosovës thirrje qytetarëve të mos bien pre e disa SMS-ve të dyshimta që po qarkullojnë në emër të saj

Posta e Kosovës përmes një komunikate i ka bërë thirrje qytetareve që të mos vien pre e mashtrimeve te nje mesazhi telefonik që po qarkullon në emër të postës,
“Posta e Kosovës njofton publikun që të mos bjerë pre e një mashtrimi. Palë të panjohura po dërgojnë SMS qytetarëve, duke u paraqitur në emrin e Postës së Kosovës. Menjëherë pasi është njoftuar për këtë, Posta e Kosovës ka informuar organet kompetente dhe po bashkëpunon me to.

Ju informojmë se prezenca jonë është vetëm në kanalet zyrtare: Ëeb-faqe: ëëë.postakosoves.com, Facebook: https://ëëë.facebook.com/PostaeRepublikesseKosoves/ Instagram: https://ëëë.instagram.com/postakosoves/ Linkedin: https://ëëë.linkedin.com/company/posta-e-kosov-s dhe numrat zyrtarë: 038 221631, 045 851001”, thuhet në njoftimin e postës.

Posta lut qytetarët të mos klikojnë asnjë link të dërguar përmes këtyre mesazheve dhe të mos bashkëpunojnë me numra që nuk janë të Postës së Kosovës.
“Në asnjë rast, Posta e Kosovës nuk do t’ju kërkojë të dhëna personale apo numër kartele bankare. Edhe posta të tjera në rajon janë sulmuar nga keqbërës të ngjashëm.”, thuhet në njoftim./21Media

Back to top button