Postimi mocionues i babait të Granit Xhakës pas nominimit të të birit për Topin e Artë

Babai i Granit Xhakës, Ragipi, ka reaguar pasi djali i tij është nominuar për Topin e Artë 2024.
Të mërkurën mbrëma u publikua lista me 30 të nominuarit për Topin e Artë 2024, çmim i cili do të dhurohet më 28 tetor në Paris.
Ndër të nominuarit janë yjet e futbollit: Vinicius Junior, Rodri, Jude Bellingham, Kylian Mbappe dhe Erling Haaland.
Granit Xhaka, bëhet shqiptari i parë që gjendet në listën e nominuarve.
Babai i Granitit përmes një postimi emocionues në Facebook ka treguar se ndihet krenarë për arritjet e të birit./21Media