1 milion vaksina anti-COVID të administruara në Kosovë
Deri më sot, 1 milion doza të vaksinave anti-COVID janë administruar në Kosovë. Kështu kanë bërë të ditur nga Ministria e Shëndetësisë (MSH), përmes një komunikate. “Mirënjohje ekipeve të vaksinimit
Deri më sot, 1 milion doza të vaksinave anti-COVID janë administruar në Kosovë.
Kështu kanë bërë të ditur nga Ministria e Shëndetësisë (MSH), përmes një komunikate.
“Mirënjohje ekipeve të vaksinimit për punën e çmuar dhe besimin e patundur për të arritur këtë nivel të trendit të vaksinimit në një kohë të pazakontë. Le të i bashkojmë thirrjet tona për të afërmit e më të dashurit tonë, që të rezervojnë një termin për vaksinim sa më herët që është e mundur. Tash kur e kemi të njohur se vaksina zvogëlon dukshëm simptomat e rënda të sëmundjes dhe vdekjen, dhe kështu probabilitetin e infektimit indirekt të njerëzve të tjerë, pa e ditur, akti më moral dhe më i përgjegjshëm është i qartë: VAKSINIMI”, thuhet në njoftimin e MSH-së.
Tutje theksohet se është shumë e rëndësishme që të mbajmë ritmin pozitiv të vaksinimit, sepse vetëm në këtë mënyrë do të arrijmë ta mposhtim virusin. “Sepse vetëm #Bashkëiadalim”.
Në 24 orët e fundit, në Kosovë janë konfirmuar 703 raste të reja me COVID-19, nga 10 mijë e 851 testime të kryera. Ndërsa jetën e kanë humbur 19 persona të cilët ishin të infektuar me virus./21Media

Më të fundit
Të gjitha →
Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete






