10 vjet nga vdekja e Fadil Feratit
Sipas Mustafës, Fadilin, është e vështirë ta përkufizosh me disa fjali Në 10 vjetorin e vdekjes së nënkryetarit të LDK-së dhe kryetarit të Komunës së Istogut, Fadil Ferati, kryetari i LDK-së Isa Musta
Sipas Mustafës, Fadilin, është e vështirë ta përkufizosh me disa fjali
Në 10 vjetorin e vdekjes së nënkryetarit të LDK-së dhe kryetarit të Komunës së Istogut, Fadil Ferati, kryetari i LDK-së Isa Mustafa ka thënë se Feratin është e vështirë ta përkufizosh me disa fjali ngase personaliteti i tij shumëdimensional ngërthente në vete vlera humane, patriotike e emancipuese për shoqërine dhe shtetin tonë
“Fadilin, është e vështirë ta përkufizosh me disa fjali ngase personaliteti i tij shumëdimensional ngërthente në vete vlera humane, patriotike e emancipuese për shoqërinë dhe shtetin tonë. Ai i shërbeu vendit, si kryetar Komune, si nënkryetar i LDK-së dhe si njeri me virtyte të larta morale e politike”, ka shkruar Mustafa në komunitkaten e dërguar për media.
Tutje Mustafa ka theksuar se, në të gjitha zgjedhjet ku Ferati ka garuar e ka dëshmuar pjekurinë dhe maturinë prej intelektuali duke u treguar i afërt me qytetarët dhe problemet e tyre të përditshme, andaj edhe fitoret dhe popullariteti i tij nuk ishin të rastësishme.
Sipas Mustafës, vdekja e hershme Fadilit ishte një zbrastësirë e pa zëvendësueshme për familjen në radhë të parë, pastaj për rrethin ku jetonte dhe natyrisht për LDK-në pasi që humbi njërin nga kolosët.
“Duke kujtuar burra si Fadil Ferati, LDK mbetet e motivuar që të punojë edhe më shumë në lartësimin dhe realizimin e misionit të shtetndërtimit, në të cilin Fadili kishte dekada jete e pune që po kontribuonte. Lavdi jetës dhe veprës së Fadil Feratit! Kujtimi për të qoftë i përjetshëm”, ka shkruar Mustafa.
Fadil Ferati, ishte kryetar i Komunës së Istogut, nënkryetar i LDK-së, si dhe kryetar i degës në Istog. /21Media

Më të fundit
Të gjitha →
Italia e ka bërë gati listën ‘finale’ të qyteteve pritëse të EURO 2032

Kontrolle në parkingje në disa komuna, evidentohen shkelje të shumta fiskale

UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s





