13 vjeçarja bëhet nënë
Ndonëse lindja ka qenë e parakohshme, fëmija dhe nëna janë në gjendje të mirë shëndetësore Një vajzë e moshës 13 vjeçare ka lindur fëmijën e saj të parë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ditë
Ndonëse lindja ka qenë e parakohshme, fëmija dhe nëna janë në gjendje të mirë shëndetësore
Një vajzë e moshës 13 vjeçare ka lindur fëmijën e saj të parë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ditën e hënë.
Ajo e ka sjellë në jetë fëmijën e gjinisë femër në javën e 33 të shtatzënisë.
Në QKUK kanë thënë se ndonëse lindja ka qenë e parakohshme, fëmija dhe nëna janë në gjendje të mirë shëndetësore. 13 vjeçarja vajzën e saj e ka sjellë në jetë përmes lindjes normale.
Drejtori i Klinikës se Neontaologjisë, Xhevdet Gojnovci ka treguar se foshnja është duke u trajtuar në procedurë normale për shkak që ka lindur para kohës, por se gjendja shëndetësore është e mirë.
“Lindja është kryer me datën 24. Pesha e foshnjës është 1900 gramë ndërsa gjatësia 50 centimetra. Sipas dokumentacionit viti I lindjes se nënës është 2005”, ka thënë ai./Koha.net

Më të fundit
Të gjitha →
Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete






