RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaEkonomi
📈 Ekonomi

2019-ta vit ekonomik? Zaevi u përshëndet me Tevdovskin dhe Angjushevin

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev vitin 2019 e uroi duke e shpallur atë si vit të ekonomisë “Viti që kaloi (2018) ishte vit i kthimit të integrimeve euroatlantike. Përskaj garancisë për

nga B.K2 janar 20202 janar 2020

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev vitin 2019 e uroi duke e shpallur atë si vit të ekonomisë

“Viti që kaloi (2018) ishte vit i kthimit të integrimeve euroatlantike. Përskaj garancisë për siguri, para nesh po hapen perspektiva të reja përmbajtësore. Ajo na e jep të drejtën, që këtë vit 2019-të ta shohim si vit të realizimit të rezultateve ekonomike, vit kur ekonomia fillon të funksionojë për gjithkë, për çfarë vendosëm prioritete në buxhet dhe në politika ekonomike për përkrahje të biznesit dhe investimeve”, tha Zoran Zaev.

Edhe pse këtë moment e shënoi me ministrin e Financave, Dragan Tevdovskin, pas disa muajsh atë e zëvendësoi me Nina Angellovskën, raporton TV21.

Por nuk mjaftoi vetëm largimi na posti. Tevdovskit Zaevi ia “pushoi” njërën nga masat më kontradiktore, tatimin progresiv i cili parashihte pagesë të tatimit varësisht vlerës së të ardhurave. Por, sërish, edhe pse analiza që u realizua nga Qeveria nxorri elemente të fshehjes apo ikjes nga paraqitja e tatimit, Angellovska do të realizojë analizë.

“Tatimi progresiv mund të bëj shpërndarje më të mirë, të ketë rol të dobishëm në shoqëri, sepse sigurisht mund të sjellë deri në shpërndarje më të mirë të tatimit. Por që ta ketë këtë rol, dhe efekti të jetë optimal, obliguesit tatimor duhet të kenë besim në sistem, të besojnë se paratë e tyre do të shpenzohen në mënyrë adekuate, të mos ndihen të dënuar, por përkundrazi, të duan të paguajnë tatim dhe të kontribuojnë për shoqëri më të mirë”, theksoi Nina Angellovska.

E “pushimi” i masës së tatimit progresiv, ngjalli reagimin e këshilltarit të Tevdovskit, Branomir Jovaniviqi, ai vlerësoi se me këtë vendim, Qeveria i ka ulur të ardhurat buxhetore për 40 milionë euro.

Por, me Angellovskën Zaevi promovoi njërën nga masat më populiste, “TVSH-ja ime”. Ajo parasheh skanim të faturave fiskale. Kjo masë ka 6 muaj që ka hyrë në fuqi. Në tre muajt e fundit të kësaj mase, janë skanuar rreth 30 mijë fatura fiskale që arrijnë vlerën prej 14 miliardë denarëve.

Vazhdimi i këtyre politikave ekonomike la nën hije investimet kapitale. Ato konsiderohen të jenë si dështimi i kësaj qeverie, pasi arrijnë vlerën deri më 40,73 % nga sa u parashikuan.

Por krahas lojës shpërblyese e cila është zbatuar edhe në Qeverinë e kaluar, kjo përbërje e qeverisë ka vazhduar edhe me një tjetër projekt që u nis nga qeveria e kaluar siç është rasti me projektin “Bli shtëpi, bli banesë”.

Partia në pushtet LSDM-ja këtë vit e ka cilësuar si “historik”, në pjesën e rritjes së pagës minimale e cila ka arritur vlerën prej 14.500 denarë.

E ndaj kësaj ka reaguar edhe partia opozitare, VMRO-DPMNE. Ajo ka vlerësuar se kjo qeveri do të vlerësohet si qeveri me uljen e prodhimtarisë dhe të punëtorëve në prodhimtarinë industriale.

Gjatë këtij viti pati rritje të pagave për 5 për qind në arsim dhe shëndetësi. U paralajmërua rritja e pagave në shëndetësi dhe arsim, për të cilat u ndanë mjete në buxhetin e vitit 2020-të. Mësimdhënësit do të kenë rritje të pagave për 10 përqind, ndërkaq specialistët medicinal për 25 për qind, e motrat medicinale për 10 për qind. Për 700 denarë do t’u rritet pensioni edhe pensionistëve.

Por, nga vit i ekonomisë, që kishte për synim tërheqjen e investimeve, 2019-ta kaloi në vit ku do të investohet në kapitalin njerëzor.

“Mbetemi të përkushtuar në investimin e kapitalit njerëzor, te njerëzit dhe te fëmijët, si prioritet i yni kryesor dhe nxitje të ndërtojmë përmbajtje afatgjate të një ekonomie të fuqishme e cila do të hapë mundësi dhe mundësi për të gjithë”, potencoi Zoran Zaev.

E një javë para përfundimit të vitit 2019-t, promovoi dy investime të huaja në fushën e automobilizimit nga kompania “Duro automotive”. E në këtë konferencë, Zaevi i përshëndet edhe me Angjushevin, pasi në vend të tij propozoi Milla Carovskën./21Media

​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s
LAJMI TJETËR →
​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s

Lexo edhe

Kolona të gjata te Dheu i Bardhë, pritjet në hyrje deri në dy orë
Kosova

Kolona të gjata te Dheu i Bardhë, pritjet në hyrje deri në dy orë

4 min më parë
Aktgjykimi i arsyetuar: Vr*sja e Liridona Ademajt u inskenua si grabitje, motivi ishte përfitimi pasuror
Kosova

Aktgjykimi i arsyetuar: Vr*sja e Liridona Ademajt u inskenua si grabitje, motivi ishte përfitimi pasuror

7 min më parë
Haxhiu: Janë dokumentuar 12 mijë e 230 viktima të luftës në Kosovë
Kosova

Haxhiu: Janë dokumentuar 12 mijë e 230 viktima të luftës në Kosovë

15 min më parë
Janina Ymeri “proteston” ndaj vendimit të Kuvendit të LDK’së që i obligon deputetët t’i zbatojnë vendimet e partisë
Kosova

Janina Ymeri “proteston” ndaj vendimit të Kuvendit të LDK’së që i obligon deputetët t’i zbatojnë vendimet e partisë

36 min më parë
​Deputetëve iu dërguan ftesat për seancës konstituive të Kuvendit, ja edhe rendi i ditës
Kosova

​Deputetëve iu dërguan ftesat për seancës konstituive të Kuvendit, ja edhe rendi i ditës

58 min më parë
​Kontrolle në parkingje në disa komuna, evidentohen shkelje të shumta fiskale
Kosova

​Kontrolle në parkingje në disa komuna, evidentohen shkelje të shumta fiskale

2 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival
Showbiz

Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival

4 orë më parë
Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës
Kosova

Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës

4 orë më parë
Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur
Kosova

Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur

4 orë më parë
Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda
Kosova

Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda

5 orë më parë