RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaKosova
27 vjet nga marrëveshja e Kumanovës
🇽🇰 Kosova

27 vjet nga marrëveshja e Kumanovës

nga B G9 qershor 20269 qershor 2026
Sot bëhen 27 vjet nga nënshkrimi i marrëveshjes ushtarako-teknike të Kumanovës, me të cilin iu dha fund luftës në Kosovë, duke u dorëzuar ish-ushtria e Jugosllavisë dhe kapitullimi i kriminelit Sllobodan Millosheviq.\r\n\r\nMe këtë marrëveshje, Serbia është detyruar të tërheqë të gjitha forcat e saj policore dhe ushtarake nga Kosova. Marrëveshjen e Kumanovës, ndërmjet NATO-s dhe RFJ-së, e nënshkruar më 9 qershor 1999, hyri në fuqi më 11 qershor 1999. Atë e nënshkruan Michael Jackson, komandanti i parë i KFOR-it në Kosovë, dhe ish-shefi i Shtabit të Armatës serbe, gjenerali Nebojsha Pavkoviq, i akuzuari i Hagës për krime lufte dhe gjenocid.\r\n\r\nMarrëveshja është arritur pas fushatës së bombardimeve të NATO-s mbi caqet serbe, e cila ka zgjatur për 78 ditë me radhë, si dhe pas përpjekjeve të ndryshme diplomatike për t’i dhënë fund luftës në Kosovë, gjatë të cilës mbi 10 mijë njerëz janë vrarë, rreth 5 mijë të tjerë të zhdukur dhe mbi 1 milion shqiptar të zhvendosur. Shkatërrimet materiale po ashtu kanë qenë masive.\r\n\r\nNdër të tjera në marrëveshje parashihej:\r\n\r\nc) që nga Kosova të largohen të gjithë personat dhe organizatat me aftësi militare duke përfshirë armatën e rregullt dhe forcat e marinës, civilë të armatosur, paramilitarë, forcat ajrore, garda kombëtare, policia kufitare, rezervistët, policia ushtarake, shërbimet informative, MUP-it, policia lokale, speciale, antirebeliste, antiterroriste dhe çdo grup i përcaktuar kështu nga KFOR-i.\r\n\r\nd) u caktua një zonë sigurie ajrore 25 kilometra përtej kufirit të Kosovës\r\n\r\ne) u caktua një zonë 5 kilometrash përtej kufirit me RFJ-në që nuk guxonte të vendosen armatimet e rënda dhe ushtria, përveç ushtarët kufitarë.\r\n\r\nMë 12 qershor të vitit 1999, në Kosovë kanë zbarkuar trupat e para të këmbësorisë së NATO-s, ndërsa ka nisur largimi i forcave serbe.\r\n\r\nSekretari i përgjithshëm i NATO-së, Havijer Solana, më 10 qershor 1999 kishte lëshuar urdhrin për ndalimin e bombardimit dhe Këshilli i Sigurisë së OKB-së miratoi rezolutën 1244, ku u dërguan 37.200 ushtarë të KFOR-it nga 36 shtete.\r\n\r\nMisioni ishte i ndarë në pesë zona të përgjegjësisë, që i përkisnin KFOR-it amerikan, anglez, francez, gjerman dhe italian.\r\n\r\nMe hyrjen e NATO-s, në Kosovë ka nisur edhe vendosja e misionit të përkohshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, i cili do të administronte vendin për një periudhë të caktuar kohore.\r\n\r\nNë të njëjtën kohë, është shpërbërë edhe Ushtria Çlirimtare e Kosovës, për t’u shndërruar në Trupat Mbrojtëse të Kosovës.
Janina Ymeri “proteston” ndaj vendimit të Kuvendit të LDK’së që i obligon deputetët t’i zbatojnë vendimet e partisë
LAJMI TJETËR →
Janina Ymeri “proteston” ndaj vendimit të Kuvendit të LDK’së që i obligon deputetët t’i zbatojnë vendimet e partisë

Lexo edhe

27 vjet nga çlirimi i Kosovës
Kosova

27 vjet nga çlirimi i Kosovës

12 qershor 2026
NATO paralajmëron reduktimin e trupave në Kosovë
Kosova

NATO paralajmëron reduktimin e trupave në Kosovë

12 qershor 2026
​Prishtina shënon 27-vjetorin e çlirimit me mesazhe për lirinë dhe shtetndërtimin
Kosova

​Prishtina shënon 27-vjetorin e çlirimit me mesazhe për lirinë dhe shtetndërtimin

11 qershor 2026
Gjermania vazhdon praninë ushtarake në Kosovë edhe për një vit – përmendet edhe çështja e Presidentit gjatë debatit
Kosova

Gjermania vazhdon praninë ushtarake në Kosovë edhe për një vit – përmendet edhe çështja e Presidentit gjatë debatit

12 qershor 2026
KFOR-i italian patrullojn në veri të vendit
Kosova

KFOR-i italian patrullojn në veri të vendit

15 qershor 2026
Serwer: Rreziku në veri, Shqipëria mund të marrë më shumë përgjegjësi ushtarake në Kosovë
Politikë

Serwer: Rreziku në veri, Shqipëria mund të marrë më shumë përgjegjësi ushtarake në Kosovë

2 qershor 2026

Më të fundit

Të gjitha →
​Deputetëve iu dërguan ftesat për seancës konstituive të Kuvendit, ja edhe rendi i ditës
Kosova

​Deputetëve iu dërguan ftesat për seancës konstituive të Kuvendit, ja edhe rendi i ditës

34 min më parë
​Kontrolle në parkingje në disa komuna, evidentohen shkelje të shumta fiskale
Kosova

​Kontrolle në parkingje në disa komuna, evidentohen shkelje të shumta fiskale

2 orë më parë
​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s
Futboll

​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s

3 orë më parë
Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival
Showbiz

Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival

3 orë më parë