37 pacientë me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës
Në Spitalin e Pejës po trajtohen 37 pacientë me COVID-19. Nga spitali kanë njoftuar se 6 pacientë janë në gjendje më të rëndë dhe 26 të tjerë janë në oksigjenoterapi. “Në Spitalin e Përgjithshëm në
Në Spitalin e Pejës po trajtohen 37 pacientë me COVID-19. Nga spitali kanë njoftuar se 6 pacientë janë në gjendje më të rëndë dhe 26 të tjerë janë në oksigjenoterapi.
“Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë numri i të pacientë që po trajtohen me Covid-19 ka disa ditë është në rënie. Aktualisht po trajtohen 37 pacientë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve, 2 pacientë janë në Respirator, 26 pacientë janë në Oksigjeno terapi dhe nga këta 6 pacientë janë në gjendje më të rëndë”, njoftojnë nga spitali.
Nga personeli i spitalit aktualisht janë të infektuar 1 mjek, 4 infermierë dhe 2 punëtorë të shërbimeve Teknike.
Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 214 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë.

Më të fundit
Të gjitha →
Kontrolle në parkingje në disa komuna, evidentohen shkelje të shumta fiskale

UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s

Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival





