RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaKosova
50 milionë euro dëme, Qeveria s’kompensoi as gjysmën?
🇽🇰 Kosova

50 milionë euro dëme, Qeveria s’kompensoi as gjysmën?

Drejtori i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, tha për RTV21 se dëmet nëpër komuna nga fatkeqësitë natyrore në tri vitet e fundit janë rreth 50 milionë euro dhe se nga kjo shumë as gj

nga B G22 korrik 202622 korrik 2026

Drejtori i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, tha për RTV21 se dëmet nëpër komuna nga fatkeqësitë natyrore në tri vitet e fundit janë rreth 50 milionë euro dhe se nga kjo shumë as gjysma e tyre nuk është kompensuar nga Qeveria e Kosovës.

“Qytetarët në Kosovë duhet ta kenë të qartë se legjislacioni në fuqi nuk lejon që komunat të kompensojnë dëmet nga fatkeqësitë natyrore. Dhe, në këtë rast, e gjithë barra bie mbi nivelin qendror, Qeverinë. Përveç kësaj, telashe janë edhe rivlerësimet, sepse komuna po bën vlerësimet e dëmeve që po shkaktohen, Qeveria po bën rivlerësimin dhe nuk po merren parasysh kërkesat për krijimin e një komisioni të përbashkët vlerësues”, tha ai.

Stuhia e ditëve të fundit nuk është e para që la pasoja për qytetarët në Kosovë. Vendi u godit nga vërshimet edhe në fillim të vitit. Në këtë situatë, Ibrahimi ngriti alarmin se Qeveria nuk po bashkëpunon me komunat për t’i evituar dhe rregulluar, siç tha ai, pikat kritike të evidentuara nga komunat pas vërshimeve të janarit.

“Ne kemi komunën e Malishevës, digën e lumit Mirusha, e cila çdo vit shkakton telashe. Rregullimi i saj bie në kompetencë të nivelit qendror dhe deri më tani, sipas komunikimeve me kryetarin, nuk është rregulluar ajo çështje…”

Kosova ditëve të fundit u godit nga një stuhi e fuqishme, nga e cila u shënua së paku një viktimë në komunën e Vitisë dhe dëme të jashtëzakonshme materiale nëpër komuna të ndryshme. Dëmet më të mëdha materiale vlerësohet të jenë në komunën e Istogut, meqë stuhia e breshërit dhe shiut shkatërroi 90% të të mbjellave./RTV21/21Media

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
LAJMI TJETËR →
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Lexo edhe

Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës
Kosova

Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës

1 min më parë
Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur
Kosova

Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur

1 min më parë
Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda
Kosova

Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda

23 min më parë
Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet
Kosova

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet

2 orë më parë
Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro
Kosova

Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro

2 orë më parë
Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë
Kosova

Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë

2 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Rajoni

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

1 orë më parë
Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura
Të tjera

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

2 orë më parë
Temperatura përvëluese sot në Kosovë
Kosova

Temperatura përvëluese sot në Kosovë

4 orë më parë
Sot dhe nesër mot me diell dhe temperatura të larta deri në 36 gradë
Kosova

Sot dhe nesër mot me diell dhe temperatura të larta deri në 36 gradë

4 orë më parë