RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaRajoni
🗺️ Rajoni

7 zjarre aktive në Maqedoninë e Veriut

Qendra për Menaxhim me Kriza në Maqedoninë e Veriut bën me dije se janë 7 zjarre aktive në mbarë vendin. Situata mbetet kritike tek fshati Budinarcë, edhe pse është ulur intensiteti i zjarrit. Duke pa

nga Venera Grabanica7 gusht 20217 gusht 2021

Qendra për Menaxhim me Kriza në Maqedoninë e Veriut bën me dije se janë 7 zjarre aktive në mbarë vendin. Situata mbetet kritike tek fshati Budinarcë, edhe pse është ulur intensiteti i zjarrit. Duke pasur parasysh se flakët janë thellë në pyll, procesi i shuarjes kryhet vetëm përmes ajrit, kurse këtu në funksion është edhe avioni Spartan, të cilin e dërgoi Rumania, e i cili ka kapacitet të hedhë 6 tonë ujë. Edhe në fshatin Xhidi-Mirci i cili gjendet në relacion Petrovec-Veles është regjistruar zjarr i ri.
“Zjarri në rajonin e Pehçevës dhe Berovës ende është aktiv, edhe pse është me intensitet të reduktuar, por megjithatë është aktiv. Për momentin derisa e mbajmë konferencën për shtyp atje operon avioni “Spartan” i Aviacionit të Rumanisë. Janë tërhequr forcat të cilat vepronin nga toka, duke pasur parasysh se avioni mund të mbulojë sipërfaqe të mëdha, veprohet vetëm nga ajri. Zjarri në rajonin e Dellçevës, te fshati Nov Istevnik, është rrethuar nga të gjitha anët dhe kujdeset që të mos përhapet, por edhe ai ende është aktiv. Zjarr aktiv kemi edhe në fshatin Xhidimirci në Veles, ku është duke u djegur bar i thatë dhe pyll lisi”, tha Marija Millkova, Qendra për Menaxhim me Kriza.
“Avioni ka fluturuar tashmë dy herë. Mbetet të realizohet edhe një fluturim, kurse pastaj do të vazhdojnë helikopterët e Armatës. Për ta racionalizuar kohën, për ta reduktuar kohën e nevojshme për shuarje nga ana e helikopterëve, në vendngjarje, gjegjësisht në vetëm disa kilometra nga zjarri, dërguam një cisternë me vajgur, ku helikopterët do të mbushin karburant dhe nuk do të ketë nevojë të shkojnë në Shkup, me çka dukshëm e reduktuam kohën. Njëkohësisht nga i njëjti vend do të mbushin edhe ujë. Pra, këtu do të mbushin ujë nga pishina për të mos humbur kohë që të shkojnë deri te rezervuarët artificialë që gjenden pak më larg”, deklaroi Stojançe Angellov, drejtor i QMK-së./TV21

Haxhiu: Janë dokumentuar 12 mijë e 230 viktima të luftës në Kosovë
LAJMI TJETËR →
Haxhiu: Janë dokumentuar 12 mijë e 230 viktima të luftës në Kosovë

Lexo edhe

​Maresca e nis me humbje te Man City, Interi fiton me penallti
Futboll

​Maresca e nis me humbje te Man City, Interi fiton me penallti

17 min më parë
​Xhudoja kosovare shkëlqen në Tiranë, nëntë medalje dhe ekipi më i mirë nga 10 shtete
Sport

​Xhudoja kosovare shkëlqen në Tiranë, nëntë medalje dhe ekipi më i mirë nga 10 shtete

36 min më parë
Italia e ka bërë gati listën ‘finale’ të qyteteve pritëse të EURO 2032
Futboll

Italia e ka bërë gati listën ‘finale’ të qyteteve pritëse të EURO 2032

57 min më parë
Kolona të gjata te Dheu i Bardhë, pritjet në hyrje deri në dy orë
Kosova

Kolona të gjata te Dheu i Bardhë, pritjet në hyrje deri në dy orë

2 orë më parë
Aktgjykimi i arsyetuar: Vrasja e Liridona Ademajt u inskenua si grabitje, motivi ishte përfitimi pasuror
Kosova

Aktgjykimi i arsyetuar: Vrasja e Liridona Ademajt u inskenua si grabitje, motivi ishte përfitimi pasuror

2 orë më parë
Aktgjykimi i arsyetuar: Vr*sja e Liridona Ademajt u inskenua si grabitje, motivi ishte përfitimi pasuror
Kosova

Aktgjykimi i arsyetuar: Vr*sja e Liridona Ademajt u inskenua si grabitje, motivi ishte përfitimi pasuror

2 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
Janina Ymeri “proteston” ndaj vendimit të Kuvendit të LDK’së që i obligon deputetët t’i zbatojnë vendimet e partisë
Kosova

Janina Ymeri “proteston” ndaj vendimit të Kuvendit të LDK’së që i obligon deputetët t’i zbatojnë vendimet e partisë

2 orë më parë
​Deputetëve iu dërguan ftesat për seancës konstituive të Kuvendit, ja edhe rendi i ditës
Kosova

​Deputetëve iu dërguan ftesat për seancës konstituive të Kuvendit, ja edhe rendi i ditës

2 orë më parë
​Kontrolle në parkingje në disa komuna, evidentohen shkelje të shumta fiskale
Kosova

​Kontrolle në parkingje në disa komuna, evidentohen shkelje të shumta fiskale

4 orë më parë
​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s
Futboll

​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s

5 orë më parë