RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaKosova
A do të kthehet dialogu strategjik me SHBA-të?
🇽🇰 Kosova

A do të kthehet dialogu strategjik me SHBA-të?

Prej gati katër muajsh Kosova e ka të pezulluar dialogun e planifikuar strategjik me ShBA-në dhe ende nuk dihet se kur do të mund të rikthehet i njëjti. Dialogu strategjik i SHBA-së me Kosovën thuhet

nga Venera Grabanica25 dhjetor 202525 dhjetor 2025

Prej gati katër muajsh Kosova e ka të pezulluar dialogun e planifikuar strategjik me ShBA-në dhe ende nuk dihet se kur do të mund të rikthehet i njëjti. Dialogu strategjik i SHBA-së me Kosovën thuhet të ketë qenë pjesë e  diskutimit të presidentes Osmani me zëvendëssekretarin e Shtetit të SHBA-së, Christopher Landau. Osmani tha se ka folur për hapat përpara dhe veprimet që duhet t’i ndërmerr Kosova në mënyrë që dialogu strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës të rikthehet.

Por në ambasadën e ShBA-së në Prishtinë ditë më parë kanë thënë se SHBA-ja po kërkon hapa konkret nga Kurti për uljen e tensioneve dhe për të çuar përpara qëllimin e përbashkët për forcimin e paqes dhe stabilitetit. Ndërkohë në Ligjin për Autorizimin e Mbrojtjes Kombëtare të nënshkruar nga presidenti Trump shqyrtimi i vendosjes së Dialogut strategjik me Kosovën e po ashtu edhe Serbinë përmendet pasi të jetë përmbushur kushti që del nga Zbatimi i Aneks Marrëveshjes.

Ligji për Autorizimin e Mbrojtjes Kombëtare

“Pasi të jetë arritur përparim i mjaftueshëm në Aneksin e Zbatimit, Shtetet e Bashkuara duhet të shqyrtojnë avancimin e iniciativave për të forcuar marrëdhëniet bilaterale me të dyja vendet, çka mund të përfshijë— (A) vendosjen e dialogut strategjik dypalësh me Kosovën dhe Serbinë; dhe (B) avancimin e iniciativave konkrete për thellimin e lidhjeve ekonomike dhe investimeve me të dyja vendet; dhe (4) Shtetet e Bashkuara duhet të vazhdojnë të mbështesin një marrëveshje përfundimtare gjithëpërfshirëse ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të bazuar në njohje reciproke”.

Profesori universitar i Integrimit Evropiane, Gazmend Qorraj vlerëson se pa krijim të institucioneve të reja si dhe përparim në dialogun me Serbinë, nuk mund të ketë rikthim të dialogut strategjik me ShBA-në. Sipas tij institucionet duhet të jenë  të matura në veprimet e tyre në mënyrë që të ruhen raportet me SHBA-në.

Dialogu strategjik me ShBA është politikisht i pazëvendësueshëm është jetik për Kosovën por kusht është  krijimi i institucioneve të reja…besoj se do të ketë edh përparim në dialog. Viti që vjen duhet të kurorëzohet me përparim në dialogun me Serbinë. ..Duhet të jemi të kujdesshëm dh eta strukturojmë qasjen tonë”, tha Qorraj për RTV21.

Dialogu strategjik i SHBA-së me Kosovën kishte për qëllim forcimin e lidhjeve ekonomike dhe diplomatike në dobi të qytetarëve amerikan dhe kosovarë.

Sekretari i Këshillit të marrëdhënieve shqiptaro amerikane, Burim Rexhaj thotë se autoritetet e Kosovës duhet të bëjnë çmos që vendi të rikthehet në këtë proces./RTV21/21Media

‘Ky proces nuk është luks është domosdoshmëri, duhet bëhet çmos që të rikthehet në tavolinë. Edhe Amerika i ka interesat e saj në marrëdhënie bilaterale me Kosovën. Ajo mendon në periudha afatgjatë e jo afatshkurtër, Kosova duhet të bëjë çmos  për t’u rikthyer në këtë proces sai përket marrëdhënieve Kosovë-Serbi ato do të merren parasysh se kush sjell vëshitirësi në krijimin e një dialogu sidomos kur përfshihet njohja reciproke e dy shteteve”, tha Rexhaj.

Më 12 shator Shtetet e Bashkuara të Amerikës pezulluan për një kohë të pacaktuar dialogun strategjik me Kosovën, për shkak të veprimeve të Qeverisë në detyrë, të cilat, sipas SHBA-së, kanë rritur tensionet dhe paqëndrueshmërinë, duke e vështirësuar bashkëpunimin në prioritetet e përbashkëta./RTV21/21Media

​Maresca e nis me humbje te Man City, Interi fiton me penallti
LAJMI TJETËR →
​Maresca e nis me humbje te Man City, Interi fiton me penallti

Lexo edhe

Kolona të gjata te Dheu i Bardhë, pritjet në hyrje deri në dy orë
Kosova

Kolona të gjata te Dheu i Bardhë, pritjet në hyrje deri në dy orë

1 orë më parë
Aktgjykimi i arsyetuar: Vrasja e Liridona Ademajt u inskenua si grabitje, motivi ishte përfitimi pasuror
Kosova

Aktgjykimi i arsyetuar: Vrasja e Liridona Ademajt u inskenua si grabitje, motivi ishte përfitimi pasuror

2 orë më parë
Aktgjykimi i arsyetuar: Vr*sja e Liridona Ademajt u inskenua si grabitje, motivi ishte përfitimi pasuror
Kosova

Aktgjykimi i arsyetuar: Vr*sja e Liridona Ademajt u inskenua si grabitje, motivi ishte përfitimi pasuror

2 orë më parë
Haxhiu: Janë dokumentuar 12 mijë e 230 viktima të luftës në Kosovë
Kosova

Haxhiu: Janë dokumentuar 12 mijë e 230 viktima të luftës në Kosovë

2 orë më parë
Janina Ymeri “proteston” ndaj vendimit të Kuvendit të LDK’së që i obligon deputetët t’i zbatojnë vendimet e partisë
Kosova

Janina Ymeri “proteston” ndaj vendimit të Kuvendit të LDK’së që i obligon deputetët t’i zbatojnë vendimet e partisë

2 orë më parë
​Deputetëve iu dërguan ftesat për seancës konstituive të Kuvendit, ja edhe rendi i ditës
Kosova

​Deputetëve iu dërguan ftesat për seancës konstituive të Kuvendit, ja edhe rendi i ditës

2 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
​Xhudoja kosovare shkëlqen në Tiranë, nëntë medalje dhe ekipi më i mirë nga 10 shtete
Sport

​Xhudoja kosovare shkëlqen në Tiranë, nëntë medalje dhe ekipi më i mirë nga 10 shtete

33 min më parë
Italia e ka bërë gati listën ‘finale’ të qyteteve pritëse të EURO 2032
Futboll

Italia e ka bërë gati listën ‘finale’ të qyteteve pritëse të EURO 2032

54 min më parë
​Kontrolle në parkingje në disa komuna, evidentohen shkelje të shumta fiskale
Kosova

​Kontrolle në parkingje në disa komuna, evidentohen shkelje të shumta fiskale

4 orë më parë
​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s
Futboll

​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s

5 orë më parë