RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaKosova
Abbott: Qesharake deklarata e Vuçiqit se Kurti planifikon dëbimin e serbëve nga veriu
🇽🇰 Kosova

Abbott: Qesharake deklarata e Vuçiqit se Kurti planifikon dëbimin e serbëve nga veriu

Qesharake e ka quajtur ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott, deklaratën e presidentit serb Aleksandar Vuçiq, i cili kishte thënë që Qeveria kosovare ka plan dëbimin e serbëve nga

nga B G22 maj 202322 maj 2023

Qesharake e ka quajtur ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott, deklaratën e presidentit serb Aleksandar Vuçiq, i cili kishte thënë që Qeveria kosovare ka plan dëbimin e serbëve nga veriu.

Abbott në një intervistë për emisionin “Kallxo Përnime” tha se kjo gjë nuk do të ndodhë.

“Gjithmonë duket se ka një moment kur të dyja palët duket se besojnë se tensionet janë në interesin e tyre. Dhe me të vërtetë ajo që nevojitet është të qetësohet gjithçka. Ka nevojë për bashkëpunim, ka nevojë për durim, dhe ka nevojë, mendoj, për një nivel të caktuar tolerance. Ne kemi qenë në një situatë të tillë, efektivisht që nga vera e kaluar kur ka pasur tensione për çështje të ndryshme në veri dhe në thelb flasim për tensione ndëretnike” – tha
Abbott.Ai më tej ka folur edhe për dorëheqjet e serbëve të Kosovës nga institucionet duke thënë që ato kanë shkaktuar një sërë çështjesh të tjera.

“Le të jemi të qartë që kjo në të vërtetë ka të bëjë me marrëdhëniet ndërmjet Qeverisë dhe komunitetit serb të Kosovës, në veri. Qartazi, kjo nuk është e lehtë. Unë mendoj se të dyja palët mbajnë njëfarë përgjegjësie, por sa i përket asaj se ku jemi në këtë moment, serbët e Kosovës u larguan nga institucionet në veri në nëntor, dhe kjo ka shkaktuar një sërë çështjesh dhe ne jemi, si gjithmonë, në mes të përpjekjeve për të gjetur se cila është mënyra më e mirë për të ecur përpara” – tha ambasadori Abbott.Vuçiq më 18 maj ka thënë se ai e ka zhvilluar një bisedë telefonike me të dërguarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, me Këshilltarin e Lartë të Departamentit amerikan të Shtitt, Derek Chollet dhe ambasadorin amerikan në Serbi, Christopher Hill.
Sipas tij, në takim është diskutuar për situatën “e tensionuar në veri të Kosovës”, e cila, sipas tij, është konstante.“Po u kërkoj serbëve që ta ruajnë paqen, pasi ata nuk do të pranohen kurrë si kryetarë”.Sipas tij, kjo është përpjekje për presion mbi serbët që të largohen nga shtëpitë e tyre.

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
LAJMI TJETËR →
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Lexo edhe

Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda
Kosova

Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda

1 min më parë
Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet
Kosova

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet

46 min më parë
Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro
Kosova

Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro

48 min më parë
Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë
Kosova

Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë

52 min më parë
Temperatura përvëluese sot në Kosovë
Kosova

Temperatura përvëluese sot në Kosovë

3 orë më parë
Sot dhe nesër mot me diell dhe temperatura të larta deri në 36 gradë
Kosova

Sot dhe nesër mot me diell dhe temperatura të larta deri në 36 gradë

3 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Rajoni

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

14 min më parë
Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura
Të tjera

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

30 min më parë
Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”
Kulturë

Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”

12 orë më parë
Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë
Kosova

Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë

13 orë më parë