
AGK themelon Rrjetin e Grave Gazetare të Kosovës
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka themeluar Rrjetin e Grave Gazetare të Kosovës. Misioni i këtij rrjeti të krijuar është krijimi i ambientit gjithëpërfshirës për gratë që punojnë në medie d
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka themeluar Rrjetin e Grave Gazetare të Kosovës. Misioni i këtij rrjeti të krijuar është krijimi i ambientit gjithëpërfshirës për gratë që punojnë në medie dhe krijimi i një hapësirë të sigurt për adresimin e problemeve.
Në këtë Rrjet të Grave të Kosovës të Kosovës, janë përzgjedhur tri gra që do të përfaqësojnë këtë rrjet. Ato janë: : Leonida Molliqaj, Gentiana Begolli Pustina , udhëheqëse e Departamentit për Komunikim dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare, si dhe gazetaren Qëndresa Tërshani.
“Në bashkëpunim me 25 kolege gazetare e të organizatave ndërkombëtare, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës pas identifikimit të nevojave, shqetësimeve e kërkesave të gazetareve, vikendin që lamë pas vuri themelet e Rrjetit të Grave Gazetare të Kosovës. Koleget prezente propozuan e votuan Bordin Këshillëdhënës të këtij Rrjeti, i cili ka në përbërje tri super gra të dëshmuara në gazetari si: Leonida Molliqaj – redaktore në QIKA, Gentiana Begolli Pustina – udhëheqëse e Departamentit për Komunikim dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare në RTK, si dhe gazetaren nga Klan Kosova, Qëndresa Tërshani. Masha Mileusniq e ndau përvojën e saj si mentore e themelueseve të këtij rrjeti ku foli më gjërësisht për rëndësinë dhe praktikat më të mira të funksionimit të rrjeteve të grave gazetare. Misioni i këtij Rrjeti është krijimi i një ambienti gjithëpërfshirës për gratë që punojnë në medie, parandalimin e përdorimit të gjuhës seksiste dhe mizogjene në diskurs publik, si dhe krijimi i një hapësirë të sigurt për adresimin e problemeve që hasin në vendin e punës apo gjatë punës në terren. Rrjeti është i hapur për anëtarësim të secilës grua që punon në sektorin medial, dhe i inkurajojmë të gjithë koleget që të anëtarësohen në këtë Rrjet, në mënyrë që të kontribuojmë sa më shumë në përmirësimin e pozitës së gruas në vendet e punës, por edhe në diskursin publik. I falënderojmë përzemërsisht për kontributin e dhënë kolegeve prezente në këtë takim të parë të këtij Rrjeti, si dhe mbështetjen e padiskutueshme të dhënë nga UK Funded Media for Change project, NDI Kosovo, OSCE Mission in Kosovo dhe European Union in Kosovo”, thuhet në njoftimin e AGK. /21Media

Më të fundit
Të gjitha →
Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete






