
Aksident i rëndë, vdiq një 15-vjeçar
Një aksident i rëndë ndodhi të premten në aksin Dishnicë – Çiflig në Korçë. Një 15-vjeçar humbi jetën pasi mjeti që drejtohej nga vëllai i tij 21-vjeçar doli nga rruga. Sipas ekspertëve të qarkullimit
Një aksident i rëndë ndodhi të premten në aksin Dishnicë – Çiflig në Korçë. Një 15-vjeçar humbi jetën pasi mjeti që drejtohej nga vëllai i tij 21-vjeçar doli nga rruga.
Sipas ekspertëve të qarkullimit rrugor, dy vëllezër kanë qenë duke udhëtuar nga Bilishti në drejtim të Korçës dhe mjeti i tyre ka humbur kontrollin dhe është përplasur me barrierën mbrojtëse në krahun e kundërt të rrugës.
Nga shpejtësia e madhe mjeti tip BMW me targa AB 077 CF nga shpejtësia e madhe ka marrë përpara disa metra të barrierës mbrojtëse e cila ka hyrë brenda mjetit duke i shkaktuar plagë të shumta 15-vjeçari që ndodhej në sediljen e pasagjerit.
Burime spitalore bëjnë me dije se i mituri ka vdekur sapo ka hyre në reaminacion ndërkohë që vëllai i tij ndodhet nën kujdesin e mjekëve në gjendje të rëndë por jashtë rrezikut për jetën.
Goditja ka qenë aq e fortë sa mjeti është ndarë në disa pjesë.
Ekspertët e qarkullimit rrugor mendojnë paraprakisht se drejtuesi i mjetit në momentin e aksidentit mund të ketë kryer një parakalim të gabuar dhe nga shpejtësia tej normave të lejuara e ka pasur të vështirë të mbajë mjetin nën kontroll dhe për pasojë është spostuar në krahun e kundërt të rrugës nacionale.
Sipas Institutit të Statistikave në muajin mars të këtij viti në vendin tonë u shënuan 91 aksidente, me 19 viktima dhe 99 të plagosur!/oranews

Më të fundit
Të gjitha →
Janina Ymeri “proteston” ndaj vendimit të Kuvendit të LDK’së që i obligon deputetët t’i zbatojnë vendimet e partisë

Deputetëve iu dërguan ftesat për seancës konstituive të Kuvendit, ja edhe rendi i ditës

Kontrolle në parkingje në disa komuna, evidentohen shkelje të shumta fiskale





